Gabimet që po bëni me larjen e rrobave që po dëmtojnë lavatriçen tuaj!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gabimet që po bëni me larjen e rrobave që po dëmtojnë lavatriçen tuaj!

Larja e rrobave në përgjithësi është një proces i thjeshtë, por gjithmonë ekziston mundësia për të gabuar dhe për t’i dëmtuar ato. Gjithashtu, mund ta dëmtoni edhe makinën larëse. Por tashmë, ekspertët vijnë me këshillat e tyre për të mos gabuar më.

Ata kanë rekomanduar që të mos i vendosni kurrë këpucët në lavatriçe, pasi kjo mund t’i dëmtojë si këpucët ashtu edhe makinën larëse. Ekspertët shpjegojnë se:

Veprimi i rrotullimit mund të gërvishtë kazanin e makinës larëse dhe vetë këpucët mund ta humbin formën e tyre ose të shkaktojnë çekuilibrim të makinës, duke çuar potencialisht në dridhje të forta gjatë ciklit të centrifugimit.

Në vend të kësaj, ata sugjerojnë pastrimin e këpucëve me dorë duke përdorur një furçë të butë dhe detergjent të butë. Gjithashtu, ekspertët thonë që të mos vendosni çanta shpine apo çanta me pjesë metalike në lavatriçe, pasi kjo mund ta dëmtojë kazanin.

Pesha e çantës mund të shkaktojë edhe probleme ekuilibri ndaj është më mirë ta pastroni çantën ose ta lani me kujdes me dorë.

Rikujtojmë se, sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se sa dobi. Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit të lavatriçes dhe për këtë arsye rrobat dalin me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje. Nëse pyesni se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në makinën larëse para se ta aktivizoni, ne po ju tregojmë përgjigjen e duhur. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE