Vrasja për një shtëpi, autori i ngjarjes Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së, detaje nga hetimi

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja për një shtëpi, autori i ngjarjes Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së, detaje nga hetimi

Autori i vrasjes së 55-vjeçarit në Vlorë, Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre prej 7-8 muajsh. Sipas informacioneve nga hetimet, Rei Meta bëri rolin e sekserit për një pronë për të cilën nuk mbaroi punë.

Viktima e kishte zgjidhur me palë të treta, por Meta pretendonte që për “punën” ndërtuesi duhet t’i jepte një apartament, të cilin ai nuk pranoi t’ja kalonte në pronësi. Mësohet se Meta premtonte që t’u mbaronte punë qytetarëve në emër të së ëmës, Nurihan Metës.

Autori i dyshuar Rei Meta

Kujtojmë se Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushte brenda pikës së internetit, ku Armando Meshau, i cili ishte ndërtues ka debatuar me Metën, duke e ofenduar me fjalë banale dhe thënë që “s’ke për ta marrë apartamentin”.

Pas debatit, 33-vjeçari banues në Tiranë e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka humbur ekuilibrin duke rënë pa ndjenja në tokë dhe humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia e Vlorës e ka shoqëruar Metën në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE