A mund t’ju shëndoshë kafja?! Flasin dietologët!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A mund t’ju shëndoshë kafja?! Flasin dietologët!

A e dini se konsumimi i shpeshtë i kafes mund të ndikojë në shtimin e kilogramëve tuaj? Dietologia e certifikuar Megan Rasmussen thotë se: “Ajo çfarë ju i hidhni kafesë ka rëndësi. Shtimi i kremrave, shurupeve dhe ëmbëltuesve shtesë mund të kontribuojë lehtësisht në një tepricë të kalorive që çojnë në shtim peshe.” Një frapuçino e thjeshtë përmban 480 kalori dhe 55 gramë sheqer që është 150% deri në 220% e kufirit ditor të sheqerit të rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Rekomandohet që meshkujt të konsumojnë jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë dhe gratë jo më shumë se 25 gramë. Sipas një studimi në gazetën polake të Shkencave të Ushqimit, konsumi i sheqerit, veçanërisht në pijet e ëmbla, lidhet me shtimin në peshë dhe obezitetin. Nuk ka rëndësi vetëm çfarë i shtoni kafesë, por edhe koha që e konsumoni.

Një analizë e publikuar nga instituti Risk Management and Health Care shqyrtoi marrëdhënien midis konsumit të kafesë dhe gjumit. Studiuesit vunë në dukje se kur kafeja konsumohet gjashtë orë para gjumit, ajo pengon ndjeshëm cilësinë e tij. Hulumtimet kanë treguar se kur flini rregullisht më pak se shtatë orë në natë, keni një rrezik në rritje për të fituar peshë. Ky efekt mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të grelinës (hormoni i urisë), mbajtjes së kripës dhe inflamacionit të lidhur me gjumin e dobët.

Por, si të shijoni një kafe të mirë pa e vrarë mendjen për peshën? Dietologia Rasmussen thotë se:

Me kujdes dozën e kremit shtesë, sheqerit ose shurupit që i shtoni kafesë. Përgatisni kafenë tuaj me qumësht me pak yndyrë ose me bazë bimore dhe pak mjaltë nëse keni nevojë për pak ëmbëlsi. Provoni të shtoni kanellë ose ekstrakte si vanilje ose mente. Duke shtuar këto ekstrakte, ju luani me shijen, por jo me peshën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE