Ish-banori i “BBVA” në një lidhje dashurie? Këngëtari kapet ‘mat’ në pushime me vajzën misterioze (Foto)

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banori i “BBVA” në një lidhje dashurie? Këngëtari kapet ‘mat’ në pushime me vajzën misterioze (Foto)

Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin. Mirëpo përveç kësaj historie dashurie, ai ishte shumë diskret përsa i përket jetës personale.

Megjithatë së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të këngëtarit së bashku me një femër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur, teksa ishin të përqafuar së bashku dhe po shijonin pushimet në plazhin e Borshit, ndërsa mesa duket pas ndarjes nga Keisi, Lorenci ka rigjetur dashurinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE