“Kam ankth”, Dea Mishel bën lutjen publike për…

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam ankth”, Dea Mishel bën lutjen publike për…

Dea Mishel është një nga personazhet më të lakuar në showbiz-in shqiptar. Ajo ishte konkurrente në Big Brother Vip 2, teksa  gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ka patur debate shumë të forta me Luiz Ejllin. Ajo ishte në katërshen e finalistëve teksa u eleminua e katërta duke lënë akoma në garë për çmimin e madh Efin, Kristin dhe Luizin.

Dea ka postuar në Instagramin e saj një InstaStory ku thotë:

Doja të ndaja diçka me ju dhe t’ju bëja një kërkesë. Ju lutem, ka disa kohë që kam ankth të dal në vende publike sepse kudo që shkoj më drejtojnë kamerën pa më pyetur dhe më bëjnë foto ose video. Kjo gjëja më jep pak ankth, sepse mendoni si për veten tuaj se nuk është mënyra më komode për të jetuar, pavarësisht se e kuptoj që është rruga që unë kam zgjedhur të jem personazh publik, prapë është një lloj sikleti. Do e vlerësoja shumë herë më shumë në qoftë së do vinit të më flisnit. Gjithsesi në përgjithësi jam mësuar ta pranoj, por sot ishte një moment teksa isha në makinë ku nuk isha mirë se kisha mësuar një gjë e cila më bëri për të qarë, kthej kokën dhe shikoj që makina ngjitur thjesht po filmonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Kujtojmë se pas përfundimit të BBV2 ajo ka qenë në jurinë e She’s on top, një rubrikë e emisionit E Diell që transmetohet çdo të diel në Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49482 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE