SHBA, presidenti Biden shpall monument kombëtar Kanionin e Madh, një nga 7 mrekullitë natyrore të botës!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, presidenti Biden shpall monument kombëtar Kanionin e Madh, një nga 7 mrekullitë natyrore të botës!

Kanioni i Madh do të jetë në listën e monumenteve kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ky është një vendim i presidentit Biden që ofron mbrojtje federale për një sipërfaqe prej rreth 405 mijë hektarësh në shtetin e Arizonës, që njihet si fushëbetejë elektorale. Veprimi synon të çimentojë qëndrimin e presidentit për çështjet e mjedisit. Prej dekadash, fiset indigjene dhe ambjentalistët kanë kërkuar mbrojtjen e zonës turistike.

Ruajtja e këtyre tokave është e mirë, jo vetëm për Arizonën, por për planetin. Eshtë mirë për ekonominë dhe shpirtin e vendit. Vendimi kërkon që qeveria federale të përmbushë detyrimet e saj në bazë të traktatit me fiset indigjene amerikane.

Ligjvënës republikanë dhe industria e minierave të uraniumit që operon në zonë e kishin kundërshtuar përcaktimin e zonës si monument kombëtar, duke argumentuar përfitimet ekonomike për rajonin e se industria minerale është çështje e sigurisë kombëtare.

Fiset në Arizona i patën kërkuar presidentit që të ushtronte autoritetin në bazë të Ligjit të Antikiteteve të vitit 1906, për të krijuar një monument të ri kombëtar të quajtur “Baaj Nwaavjo I’tah Kukveni”.

“Baaj Nwaavjo” do të thotë “ku enden fiset”, sipas gjuhës së popullatës Havasupai, ndërsa “I’tah Kukveni” përkthehet në “gjurmët tona”, referuar gjuhës së folur nga fisi Hopi.

Vendimin, presidenti e lidhi me përpjekjet e administratës së tij për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa vuri në dukje temperaturat ekstreme të kësaj vere. Shefi i Shtëpisë së Bardhë po zhvillon një tur për të nxitur planin e tij për ekonominë.

Ai tha se nxehtësia ekstreme është përgjegjëse për më shumë vdekje se fatkeqësitë e tjera natyrore si përmbytjet e uraganet, por shtoi se asnjë nga këto nuk duhet të jetë e pashmangshme.

Biden kritikoi dhe mbështetësit e lëvizjes “Make America Great Again” të ish-presidentit Donald Trump për kundërvënien ndaj përpjekjeve për të promovuar energjinë e gjelbër e zgjeruar mbrojtjen federale për mjedisin.

Ligji i Antikiteteve i vitit 1906 i jep autoritet një presidenti që të mbrojë territore me vlerë historike apo shkencore duke i shpallur monumente kombëtare. Kanioni i Madh “Grand Canyon” njihet si një nga shtatë mrekullitë natyrore të botës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE