Vrasja e tifozit të AEK-ut, Greqia vijon hetimet e arrestimet/Ende nuk ka një autor!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e tifozit të AEK-ut, Greqia vijon hetimet e arrestimet/Ende nuk ka një autor!

Vrasja brutale e tifozit të AEK-ut nga huliganë kroatë, policia greke vazhdon hetimet për të zbuluar kush ishte autori. Vijojnë kontrollet në shtëpi, hotele e akomodime AIRBNB, ndërsa në pikat kufitare të Greqisë u arrestuan të tjerë kroatë që tentuan largimin nga vendi fqinj. Një prej tyre u prangos në doganën e Kakavijës.

Të paktën 50 protagonistë apo pjesëmarrës ende janë në kërkim, ndaj forcat e rendit kanë vënë postblloqe në rrugët kombëtare e në kufi. Sot në mëngjes, 94 nga 104 të arrestuar u dërguan në prokurori, të shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk është identifikuar autori i vrasjes që tronditi Greqinë duke goditur 29-vjeçarin, të cilit i çau arterien e njërës dorë, si dhe e qëlloi me mjete të forta kur ishte i shtrirë në tokë.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit pezulloi shtatë zyrtarë policie e pranoi se bëhet fjalë për një dështim tragjik policor pasi kanë patur informacione që nuk u përdorën. Ai foli për gabime operacionale, të paprecedenta.

Kyriakos Mantzakidis, tifoz i AEK-ut u shpreh:

Si ka mundësi që një karvan prej 100-200 vetësh erdhi nga Kroacia duke udhëtuar 19 orë e në Athinë nuk u mor asnjë masë? Kjo nxjerr në pah se shteti grek u kap sërish në gjumë nga këta njerëz.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç i shprehu ngushëllime homologut grek, Kyriakos Mitsotakis për vrasjen e 29-vjeçarit dhe dënoi incidentet e dhunshme.

Pas anulimit të ndeshjes midis AEK-ut e Dinamos së Zagrebit, klubi grek kërkon përjashtimin e atij kroat nga UEFA Champions League, duke e konsideruar “përgjegjës” për sulmin vrasës të tifozëve të tij.

Megjithë masat dhe ligjet e rrepta, kjo është vrasja e tretë që ndodh në Greqi në tre vitet e fundit nga huliganët, ndërsa autoritetet policore janë në gatishmëri të plotë për incidente të mundshme para e pas ndeshjes së futbollit mes Panathinaikosit e Marsejës në kryeqytetin grek, Athinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE