Delinda Disha bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Kostandin!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Delinda Disha bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Kostandin!

Delinda Disha është një nga aktoret më të dashura të humorit. Aktorja e njohur është bërë sot nënë për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë aktorja e cila ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momenti kur djali i saj ka ardhur në jetë, të cilit ia kanë vendosur emrin Konstadin.

Krahas postimit të aktores nuk kanë munguar as urimet e shumta nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj. Në foton e ëmbël që ka ndarë Delinda në Instagram, ajo ka shkruar:

Mirë se erdhe KOSTANDIN

Në këtë mënyrë ka zbuluar aktorja fytyrën dhe emrin e vogëlushit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Kujtojmë, se aktorja e humorit shqiptar, Delinda Disha kishte zbuluar se do të bëhej nënë për herë të dytë e dy binjakëve, por fati nuk ka qenë në anën e saj, pasi pas disa javësh ajo ka ndarë lajmin e trishtë se ka humbur dy binjakët e saj dhe se ndihej shumë e rënduar psikologjikisht. Edhe pse shumë e vështirë për të, aktorja arriti që të rikthehet në skenë duke treguar se një grua nuk e mposht dot asgjë dhe ka një forcë të brendshme për të vazhduar para.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE