Polonia planifikon dërgimin e rreth 10 mijë ushtarëve në kufi me Bjellorusinë!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Polonia planifikon dërgimin e rreth 10 mijë ushtarëve në kufi me Bjellorusinë!

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10 mijë ushtarë shtesë në kufirin me Bjellorusinë, për të mbështetur Gardën Kufitare. Lajmin e bën të ditur ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, i cili në një intervistë për radion publike u shpreh:

Kemi rreth 10 mijë ushtarë që do të jenë në kufi. Katër mijë prej tyre do të mbështesin Gardën Kufitare e gjashtë mijë të tjerë do të qëndrojnë rezervë. Ne do ta afrojmë ushtrinë edhe më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, kështu që të mos guxojë të na sulmojë.

Një ditë më parë, zv.ministri i Brendshëm, Maciej Wasik, u shpreh se Polonia do të dërgojë dy mijë trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë.

Polonia, vend anëtar i NATO-s është e shqetësuar për kufirin e saj, që nga koha kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, shkuan në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të këtij vendi, Alexander Lukashenko.

Zhvendosja e tyre në territorin bjellorus pason një rebelim të dështuar kundër Moskës, të ndërmarrë në fund të muajit qershor nga lideri i Wagner-it, Prigozhin, i pakënaqur me udhëheqjen ushtarake ruse dhe strategjinë e luftës në Ukrainë ku forcat Wagner luajtën një rol kyç në luftime.

Edhe këtë javë, Bjellorusia është duke i vazhduar stërvitjet ushtarake në afërsi të kufirit, ndërsa disa herë, presidenti bjellorus Lukashenko ka përsëritur se po frenon pjesëtarë të Wagner-it që po synojnë një sulm ndaj Polonisë.

Kohët e fundit, shteti polak është përballur dhe më rritje të numrit të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme e nga të Afrikës.

Më herët gjatë kësaj javëe, shefi i Gardës Kufitare të Polonisë, Tomasz Praga, vuri në dukje se 19 mijë persona kanë tentuar që të kalojnë kufirin polako-bjellorus këtë vit, shifër më e lartë se e vitit të kaluar dhe që ishte 16 mijë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49565 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE