Turistët e parë në hapësirë, pasagjerët përjetojnë mungesë peshe

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistët e parë në hapësirë, pasagjerët përjetojnë mungesë peshe

Turistë në hapësirë! Virgin Galactic dërgoi këtë të enjte klientët e parë në skajin e hapësirës. Kompania, e themeluar nga Sir Richard Branson, mori një 80-vjeçar dhe nënë e bijë rreth 88 km mbi Tokë, ku pasagjerët përjetuan gravitetin zero gjatë fluturimit që zgjati vetëm më shumë se një orë.

Pilotët CJ Sturckow dhe Kelly Latimer, së bashku me instruktoren e astronautëve Beth Moses, iu bashkuan turistëve në VSS Unity, i cili u ngrit rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (16:30 me orën tonë) në Spaceport America në New Mexico.

VSS Unity u nda nga avioni i tij transportues, VMS Eve, në orën 9:17 dhe pasi raketa u ndez, u ngjit me shpejtësi drejt hapësirës.

Vetëm dy minuta më vonë, nga pamjet që vinin nga VSS Unity u dukën pasagjerët që dolën nga vendet e tyre dhe panë Tokën jashtë dritareve të raketës. Disa kamera të tjera, të montuara jashtë raketës, përcollën pamjet e Tokës së rrumbullakët.

Padyshim kjo do të jetë eksperienca më e veçantë në jetën e Jon Goodëin nga Neëcastle, i cili konkurroi në kanoe në Lojërat Olimpike të 1972 dhe Keisha Schahaff, së bashku me vajzën e saj 18-vjeçare Anastatia Mayers, të cilat u bënë astronautet e para nga Karaibet. Nënë e bijë fituan vendet në bord, falë një shorteu.

Ky është udhëtimi i shtatë i Virgin Galactic në hapësirë ​​që nga viti 2018, por i pari me turistë.

Kompania do të ofrojë udhëtime për klientët, duke u bashkuar me Blue Origin të Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk në biznesin e turizmit hapësinor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE