Makina Porsche del nga rruga, humb jetën pasagjeri

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina Porsche del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Stravec të Divjakës. Sipas policisë, shtetasi M. L., duke drejtuar një Porsche, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital.

30-vjeçari Daniel Sharka ishte në automjetin tip “Porsche” që drejtohej nga personi me iniciale M. L, i cili ka mbetur i lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Një tjetër aksident u shënua këtë mbrëmje në Bulqizë. Një makinë doli nga rruga në vendin e quajtur Vajkal, duke përfunduar në një parcelë, disa metra më poshtë. Të plagosur rënë mbetën dy personat që po udhëtonin në të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE