Videoja e saj ku pretendonte se në avion ka një pasagjer ‘jo real’ u bë virale, Tiffany Gomas thyen heshtjen dhe tregon anën e saj të ngjarjes!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Videoja e saj ku pretendonte se në avion ka një pasagjer ‘jo real’ u bë virale, Tiffany Gomas thyen heshtjen dhe tregon anën e saj të ngjarjes!

Tiffany Gomas, gruaja që u bë virale pasi pretendonte se në bordin e një avioni të American Airlines kishte një pasagjer “jo real”, më në fund ka thyer heshtjen teksa u kërkoi njerëzve “të mos e gjykojnë”. Të gjithë mund ta kenë parë videon që i bë virale vetëm pak javë më parë, ku shihej Tiffany e cila duke qarë ankohej për praninë e një pasagjeri “jo të vërtetë” në avion.

Ajo dukej e shqetësuar dhe u bënte thirrje udhëtarëve të tjerë të zbrisnin nga avioni i cili do të udhëtonte nga Dallas drejt Orlandos. Në një intervistë për Daily Mail, ajo u shpreh se “jeta e saj është hedhur në erë” që pas incidentit.

Është e frikshme. Gjërat bëhen virale dhe gjithçka ndryshon. Askush nuk e di historinë e dikujt tjetër dhe askush nuk duhet të gjykojë. Askush nuk e di se si është.

Edhe pse Tiffany tha se “shumë nga çfarë shihet në video është e pasaktë”, refuzoi të jepte më shumë detaje në lidhje me çfarë e shkaktoi situatën. Për ju që e keni humbur, shihni videon më poshtë dhe gjykojeni vetë…

The way the whole plane looked back lmao pic.twitter.com/bLiUAN8kuk

— Lance🇱🇨 (@Bornakang) July 3, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE