Durrës, arrestohet 30-vjeçari që tentoi të fuste mbi 100 mijë paund të padeklaruara!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Durrës, arrestohet 30-vjeçari që tentoi të fuste mbi 100 mijë paund të padeklaruara!

Një 30-vjeçar u arrestua në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalojë në mënyrë të paligjshme mbi 100 mijë paund. Policia bën të ditur prangosjen e shtetasit Diafet Palushi banues në Sukth, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi 3”. Ai vinte nga Anglia dhe raportohet se paratë i kishte fshehur në çantën e dorës, pa i deklaruar siç përcakton ligji. Për këtë javë, ky ishte i treti operacion policor për goditjen e tentativave për të futur para’ të padeklaruara në vendin tonë dhe që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 100 460 paund. Arrestohet 30-vjeçari, Diafet Palushi, që vinte nga Anglia dhe tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.

Gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me dy autobusë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE