Njoftim i rëndësishëm i Policisë Rrugore: Rrugët me ngarkesë trafiku që duhet të shmangni!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njoftim i rëndësishëm i Policisë Rrugore: Rrugët me ngarkesë trafiku që duhet të shmangni!

Fundjava rëndon trafikun në rrugët e vendit. Sipas Policisë Rrugore, raportohet trafik i shtuar në Rrugën e Kombit, nga Morina në drejtim të Kukësit. Pika më e rënduar është në hyrje të urës së Drinit për shkak të numrit të larte të pushuesve nga Kosova.

Po në veri ka ngarkesë të plotë në rrugën interurbane Laç-Lezhë, duke filluar nga Kryqëzimi i Milotit e deri në dalje të Lezhës. Këshillohet përdorimi i rrugës së vjetër nga Miloti për në Lezhë, me qëllim shmangien e vonesave në këtë aks.

Ngarkesë e lehtë dhe nga ura e Bahçallëkut për te harku i Bërdicës e nga Muriqani në drejtim të urës së Bahçallëkut në Shkodër.

Rruga interurbane Shkodër-Lezhë ka ngarkesë të plotë trafiku nga Balldreni deri në hyrje të Lezhës. Deri në orën 18:00, këshillohet shmangia e udhëtimeve të panevojshme.

Ngarkesë e shtuar trafiku dhe nga Vora deri në Maminas për shkak të fluksit të madh të mjeteve në drejtim të Gjirit të Lalzit. Këshillohet përdorimi i rrugës dytësore nga Vora në drejtim të Marikajt për të shmangur trafikun.

Me ngarkesë të plotë është dhe unaza e Shkozetit në drejtimin Durrës-Kavajë. Sugjerohet përdorimi i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës me kalim nga Ndroqi.

Ngarkesë e shtuar trafiku nga Vlora në drejtim të Radhimës e sugjerohet përdorimi i by pass-it për të shmangur vonesat. Ngarkesës nuk i shpëtoi as aksi nga Saranda drejt Ksamilit.

Nga ura e Kardhiqit drejt Skërficës, pranë vendit të njohur si Çezma, një automjet u dogj në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Kryesisht pas orës 10:00, të shtunave e të dielave ka ngarkesë trafiku në rrugët që lidhin destinacionet e plazheve.

Gjithashtu, për të gjithë përdoruesit e rrugës që oraret e lëvizjes përkojnë me pikun e trafikut në drejtimet Tiranë-Durrës, Tiranë-Thumanë, Tiranë-Vlorë, Milot-Lezhë, sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative si Tiranë-Elbasan me drejtim Vlorën, Tiranë-Ndroq nga rruga e vjetër, me drejtim Durrësin, Tiranë-Kamëz, me drejtim Lezhën.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e sjelljeve agresive në rrugë.

Për çdo problematikë që lidhet me bllokim trafiku, aksidente rrugore apo sjellje në kundershtim me dispozitat e Kodit Rrugor, përdoruesit e rrugës të telefonojnë menjëherë në numrin e emergjencave 112, për një reagim të shpejtë dhe profesional nga shërbimet e Policisë Rrugore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE