Turisti nxjerr krevatin mbi shkëmbinj për të admiruar yjet, por me një ‘kosto’ të lartë…

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turisti nxjerr krevatin mbi shkëmbinj për të admiruar yjet, por me një ‘kosto’ të lartë…

Admirimin e yjeve në bregdetin e Salentos, një turist ende i paidentifikuar e ka kthyer në një aventurë më vete, teksa ka vendosur krevatin e tij dopio në bregun e Torre San Giovanni. Në natën e “yjeve që bien”, personi në fjalë ka dashur të përjetojë në mënyrën më të mirë eksperiencën nga bregu i San Lorenzos dhe ku më mirë sesa shtrirë në një krevat buzë detit, mund ta kalonte atë.

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit është shkrepur në agimin e 11 gushtit. Por kjo eksperiencë e veçantë, ka edhe kosto, pasi kryebashkiaku i Ugentos, Salvatore Chiga ka paralajmëruar se rasti do të hetohet nga policia lokale. Chiga dënoi rastin duke thënë:

Të mbash një shtrat dopio mbi shkëmbinj nuk është në rregull, as e ligjshme. Unë kam porositur policinë vendase të kryejë hetime, këto sjellje nuk duhet të përsëriten kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE