Hapen plazhet në Odesa, por kujdes nga minat në det

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapen plazhet në Odesa, por kujdes nga minat në det

Disa nga plazhet në qytetin ukrainas Odesa janë rihapur zyrtarisht, por zyrtarët kanë paralajmëruar pushuesit që të bëjnë kujdes për minat ujore.

Që prej nisjes së pushtimit nga Rusia, plazhet ishin mbyllur dhe vetë qyteti është bombarduar disa herë nga trupat kundërshtare. Edhe në këto ditë të nxehta, pavarësisht se njerëzit mund të frekuentojnë plazhet, do të duhet të largohen nëse bien sirenat paralajmëruese për bombardime nga ajri.

Odesa është prej porteve kryesore të Ukrainës dhe ka një prej bazave më të rëndësishme ushtarake aty. Për shkak të këtij pozicionimi strategjik i gjithë territori është sulmuar me predha dhe rrethuar me qindra mina ujore.

“Minat mund të ngecin mes mbetjeve organike dhe kështu që është e vështirë t’i diktosh. Në fund të verës, era bëhet e fortë këtu dhe minat mund të afrohen edhe më shumë me bregun”, thotë për Reuters, ekologjisti, Vladyslav Balinsky. “Jam zhytur deri në thellësi, deri në 200 metra largësi nga bregu. Aty ka bimë, kanoçe, degë peme dhe mbetje inerte”.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper, tha në kanalin e tij në Telegram se vendimi për hapjen e plazheve ishte marrë bashkërisht me drejtuesit ushtarakë. Ai tha se plazhet do të qëndrojnë të hapur nga ora 8 e mëngjesit, deri në 8 të mbrëmjes.

Rojet e plazhit thanë se rrjeta anti mina ishin vendosur rreth plazhit për të shmangur futjen e tyre në cekëtinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE