Tom Brady ndjek shembullin e Channing Tatum, shoqëron vajzën në koncert dhe bëhet viral…

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tom Brady ndjek shembullin e Channing Tatum, shoqëron vajzën në koncert dhe bëhet viral…

Legjenda e futbollit amerikan Tom Brady së fundmi ka qenë kryefjalë e mediave dhe lajmeve pas divorcit të tij me modelen bukuroshe, Gisele Bündchen pas më shumë se 10 vitesh së bashku. Jo vetëm kaq, ai njoftoi tërheqjen e tij nga NFL dhe gjitashtu ka ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme me Irina Shayk. 

Tom ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve sërish për shkak se ishte në një koncert me vajzën e tij. Brady gjeti kohë për të ndjekur disa koncerte këtë verë dhe së fundmi ishte në një koncert të BLACKPINK të premten në stadiumin MetLife në New Jersey. Ish-lojtari kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kapele të zezë bejsbolli me logon e tij TB12 dhe prania e tij bëri bujë në rrjetet sociale.

Një nga mimikat e tij të fytyrës gjatë koncertit u bë virale dhe madje edhe vetë Tom Brady e ka ripostuar atë me mesazhin:

Kjo është fotografia më e bërë ndonjëherë “babai merr vajzën e tij dhe miqtë e saj në një koncert”.

This is the most “dad takes his daughter and her friends to a concert” picture ever taken 😂😂😂 https://t.co/L8Z3iI9qCs

— Tom Brady (@TomBrady) August 12, 2023

Rikujtojmë gjithashtu se edhe aktori i njohur Channing Tatum fitoi zemrat  e të gjithë mbështetësve të tij teksa u shfaq në koncertin e Taylor Swift në Los Angeles Eras Tour të shtunën, 5 gusht. Aktori i filmit “Magic Mike” u pa nga fansat teksa shoqëronte vajzën e tij 10-vjeçare, Everly dhe miqtë e saj, të veshur me një T-shirt të stampuar.

Tatum, 43 vjeç, zgjodhi një pjesë të këngës hit të këngëtares fituese të Grammy, Anti-Hero, me bluzën e tij të zezë. Aktori gjithashtu kishte një zemër vezulluese rreth syrit të tij të djathtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE