Giorgia Meloni mbërrin me traget në Vlorë, Rama shkon për ta pritur në port!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Giorgia Meloni mbërrin me traget në Vlorë, Rama shkon për ta pritur në port!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sapo ka mbërritur në portin e Vlorës, teksa pritet që trageti pritet të ankorohet në breg.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur drejt portit të Vlorës për të mirëpritur homologen italiane.

Në portin e Vlorës kanë mbërritur edhe punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren Meloni. Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve së bashku me kryeministren është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra. Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE