Kim Jong-Un i kërkon Koresë së Veriut rritje drastike të prodhimit të raketave!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Jong-Un i kërkon Koresë së Veriut rritje drastike të prodhimit të raketave!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kërkon “rritje drastike” të prodhimit të raketave. Në fundjavë vizitoi disa fabrika, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake. Po ashtu ka bërë thirrje për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë gjatë një takimi të rëndësishëm me ushtrinë, javën e kaluar. Media shtetërore informon se Kim “u shpreh shumë i kënaqur” me avancimin e teknologjisë.

Udhëheqësi komunist caktoi një synim të rëndësishëm për rritjen drastike të kapacitetit ekzistues të prodhimit të raketave e nënvizoi rolin e fabrikave për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë.

Kimi theksoi nevojën “për të siguruar rritjen e prodhimit të predhave, po ashtu”, si dhe drejtoi një automjet të blinduar luftarak, sipas informacioneve të mediave shtetërore.

Forcat e Armatosura të Koresë së Veriut duhet të kenë një forcë dërrmuese ushtarake dhe të jenë plotësisht të përgatitura për të përballuar çdo luftë në çdo moment kundër armikut. Duhet që patjetër ushtria t’i asgjësojë nëse armiqtë kryejnë ndonjë sulm.

Kim Jong-Un i bëri këto komente dhe inspektime në një kohë kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për stërvitjen vjetore “Ulchi Freedom Shield”, e cila do të mbahet nga 21 gushti deri më 31 gusht.

Këto stërvitje, Koreja Veriore i sheh si përgatitje për pushtim, ndaj ka paralajmëruar për hapa të jashtëzakonshëm si kundërpërgjigje.

Liderët nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Japonia, po ashtu do ta mbajnë një samit trepalësh të premten në Uashington, pasi synojnë të forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve bërthamore e raketore nga Koreja e Veriut.

Javën e kaluar, Kim udhëhoqi një takim me zyrtarë të lartë ushtarakë, duke iu bërë thirrje atyre të përgatiten për luftë “në mënyrë ofensive”, si dhe ta rrisin prodhimin e armëve e të bëjnë më shumë stërvitje ushtarake.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE