Lufta në Ukrainë, tre të plagosur nga sulmi rus në Odesa!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, tre të plagosur nga sulmi rus në Odesa!

Të paktën tre persona u plagosën pas një sulmi të Rusisë në qytetin port të Odesës në Ukrainë. Lajmin e njoftoi sot në mëngjes guvernatorit i rajonit ukrainas në Detin e Zi. Oleh Kiper deklaroi:

Disa zjarre shpërthyen nga rënia e copave të raketave, si pasojë e sulmit të armikut në Odesa. Jemi duke u ofruar njerëzve të gjitha ndihmat e nevojshme mjekësore. Xhamat e dritareve të ndërtesave u thyen nga vala e shpërthimit.

Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se gjatë natës se pati sulme me dronë Shahed e raketa në Odesa.

Odesa, porti dhe baza detare më e madhe e Ukrainës është sulmuar vazhdimisht me raketa dhe dronë që nga koha kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila lejonte eksportimin e drithërave nga portet e Ukrainës, në muajin korrik.

Ushtria ruse i sulmon vazhdimisht qytetet ukrainase të cilat janë brenda gamës së sulmeve të saj me raketa, dronë e artileri.

Megjithë provat dhe dëshmitë, Rusia e ka mohuar tërë kohën përgjegjësinë e ushtrisë së saj në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve ukrainas dhe personelit ushtarak që nga dita e parë e pushtimit.

Dje Moska njoftoi se në shenjë paralajmërimi shtiu ndaj një anijeje me mallra, që ishte nisur drejt portit ukrainas të Izmailit. Të shtënat erdhën nga një luftanije e Rusisë. Kapiteni i anijes së mallrave nuk iu përgjigj kërkesës për të ndaluar “për inspektim të transportimit të mallrave të ndaluara”.

Të paktën 500 fëmijë u vranë e mbi 1 mijë u plagosën që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, një vit e gjysmë më parë. Zyrtarët e Kievit thonë se këto shifra nuk janë të plota për shkak të vështirësisë në mbledhjen e të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.  Muajin e kaluar, OKB raportoi se mbi 9 mijë e 300 civilë janë vrarë e më shumë se 16 mijë e 400 mbetën të plagosur.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE