Nga Ekuadori në Livorno fshehu 35 mln euro kokainë mes karkalecave, arrestohet shqiptari

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Ekuadori në Livorno fshehu 35 mln euro kokainë mes karkalecave, arrestohet shqiptari

Nga frutat ekzotike si bananet të cilat janë tashmë në lupën e autoriteteve, trafikantët e drogës po tentojnë mënyra të tjera kalimi të lëndës narkotike. Sasia më e fundit e kokainës e kapur në portin e Livornos në Itali, ishte fshehur në një kontenier me karkaleca deti të ngrira të nisur nga Ekuadori, me destinacion Toskanën.

Vlera e 50 kilogramëve kokainë të pastër llogaritet të mbërrinte në 35 milionë euro. Korrieri i saj, sipas mediave italiane, ishte një murator shqiptar 23 vjeçar, Islam Kurti.

I riu kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos” e Amerikës së Jugut.

Ai është ndaluar nga policia në momentin që sapo kishte marrë drogën dhe po ndizte makinën, në përpjekje për t’u kthyer në provincën e Pizës.

I riu nuk ka bërë rezistencë e ndaj operacionit nuk pati të lënduar. Mendohet se ai kishte rënë dakord që të merrte drogën, për t’u paguar më pas një mijë euro për kilogram. Por deri në përfundimin e detyrës së tij, nuk do të merrte asgjë.

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako celofani me simbol “Audi” dhe “RS 6”, një gjuhë e koduar kjo sipas shtypit Italian, për të treguar se cilat janë pakot që duhen marrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE