Loredana shtatzënë me Karim Adeyemi? Del foto me barkun e rrumbullakosur

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana shtatzënë me Karim Adeyemi? Del foto me barkun e rrumbullakosur

Që kur bënë publike lidhjen e tyre, këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe futbollisti i Dortmundit Karim Adeyemi janë kthyer në qendër të mediave rozë.

Loredana nuk heziton të ndajë thuajse çdo ditë pak nga copëzat e rutinës së saj, që nga momenti kur e bëri publike lidhjen e saj me futbollistin gjerman.

Mirëpo, fotot e fundit kanë ngjallur dyshime për ndjekësit e saj për një shtatzëni të mundshme.

Ishin fansat ata që vunë re barku i rrumbullakosur, duke shtuar aludimet se mos reperja është në pritje të ëmbël.

Ajo momentalisht po jeton me partnerin e saj, Karim Adeyemi. Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE