U bllokuan në një zonë të thepisur malore, shpëtohen dy turistë francezë në Shkodër

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bllokuan në një zonë të thepisur malore, shpëtohen dy turistë francezë në Shkodër

Policia Alpine e FNSH Shkodër ka shpëtuar 2 turistëtë, të cilët mbetën të bllokuar në një zonë tejet të vështirë malore, ndërsa njëri prej tyre kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Dy turistët kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit.

Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.

Autoritetet kanë vijuar kontrollet për rreth tetë orë deri në lokalizimin e tyre. Turistët francezë u transportuan drejt spitalit të Shkodrës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE