Ambasadori Hovenier: Kërkesat e SHBA-ve ndaj Kosovës nuk janë presion!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori Hovenier: Kërkesat e SHBA-ve ndaj Kosovës nuk janë presion!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara kanë për qeverinë Kurti, nuk janë aspak presion. Sot në një bashkëbisedim me gazetarë u shpreh se “vendi, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese, pa bërë përparim në dialogun me Serbinë”.

Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së dhe Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, pa shënuar përparim në dialogun e lehtësuar nga Unioni.

Kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës. Një nga synimet më të mëdha strategjike është ta shohim Kosovën që ka zënë vendin e sa në strukturat europiane dhe euroatlantike.

Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga qeveria që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-të kanë një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës.

Nga Kosova kërkojmë që tani për tani, të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, për të çuar përpara negociatat e për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Hovenier iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj. BE-ja dhe SHBA-të kërkojnë që Kosova të mbajë zgjedhje të reja në komunat e veriut.

Jemi të interesuar të shohim procesin që ecën përpara

Hovenier theksoi se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat e veriut me shumicë serbe është ndër pikat e identifikuara nga BE-ja si diçka që mund të shtensionojë situatën në këtë pjesë të vendit. Amerika pajtohet me këtë kërkesë.

Jemi të shqetësuar sa i përket situatës në veri të Kosovës dhe i kemi kërkuar qeverisë të marrë masa. I kemi kërkuar edhe qeverisë së Serbisë të marrë masa për të arritur shtensionim në veri. Ne duam të shmangim trazira, kërcënime të dhunës dhe gjëra që pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët, për t’u fokusuar në objektivat strategjike, siç është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët.

Pyetja si do të mbahen zgjedhjet në veri është pyetje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit votojnë për t’i larguar kryetarët aktualë [peticioni]…ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin që po ecën para.

Hovenier shtoi se SHBA-të presin që serbët që jetojnë në veri, kësaj radhe, të marrin pjesë në zgjedhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE