“Një spektakël që ndodh një herë në jetë”, Capital T poston videon teksa performon krah Akon!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një spektakël që ndodh një herë në jetë”, Capital T poston videon teksa performon krah Akon!

Reperi i njohur Capital T pak ditë më parë realizoi një prej dëshirave të tij më të mëdha, atë të organizimit të një koncerti madhështor në Prishtinë. E premtja e 11 gushtit ishte e rezervuar për artistin, i cili mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”.

Koncerti madhështor i Capital T “Time Capsule II”, në Prishtinë shënjoi një gjurmë historike në karrierën e tij, por edhe në muzikën shqiptare. Pas atij në Tiranë, rreth dy vite më parë, Kapo arriti të sjellë koncertin gjigand edhe në vendlindjen e tij. Një numër i madh i fansave u mblodhën në parkingun e Pallatit të Rinisë.

Së bashku me disa prej këngëtarëve më mirë shqiptarë ai u ngjit në skenë dhe publiku nuk mund të ishte më i emocionuar se aq. Gjithashtu lajmi se në koncert do të ishte këngëtari me famë botërore Akon bëri që emocionet e fansave të arrinin kulmin. Së fundmi Capital T ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa performon së bashku me artistin me famë ndërkombëtare në skenë. Krahas saj ai shkruan:

Një spektakël që ndodh vetëm një herë në jetë! Legjenda e gjallë Akon krah meje në qytetin tim, Prishtina!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49399 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE