Çështja e Luizit e përndjek, Maestro bën reagimin e papritur

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çështja e Luizit e përndjek, Maestro bën reagimin e papritur

Këngëtari i njohur Armaldo Kllogjeri gjatë qëndrimit në “BBV” krijoi një miqësi me Luiz Ejllin, e cila u kris pasi ky i fundit i ngriti një ‘kurth’ duke bërë që ai të përjashtohej nga ky reality show.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka folur për marrëdhënien me këngëtarin shkodran.

I pyetur nga moderatori se pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?.

Kllogjeri u shpreh se gjërat dhe konfliktet që kanë ndodhur në “BBV” i ka mbyllur që me mbarimin e spektaklit.

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49378 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE