Gara për bashkinë e Kukësit/ PS dhe opozita e bashkuar zgjedhin kandidatët

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin!

Partia Socialiste ku ka qëndruar duarkryq, e në pritje të dekretit të presidentit për të gjetur kandidatin për Bashkinë Kukës, vend i lënë vakant pas arrestimit të Safet Gjicit.

Prej momentit kur Gjici u arrestua, për PS panorama drejt përsëritjes së zgjedhjeve ishte e qartë.

Në të tilla kushte PS ka zhvilluar sondazhe të brendshme për të matur popullaritetin e kandidatëve të mundshëm.

Burime nga PS thanë për Top Channel se për momentin, kandidatura më bindëse është ajo e ekonomistit Albert Halilaj i cili prej 19 Korrikut të këtij viti mban postin e prefektit në Qarkun Kukës.

Albert Halilaj më parë ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Megjithatë do të jetë një Kryesia Socialiste ajo e cila do të vendos për kandidaturën finale në këtë garë.

Ndërkohë PD e Luzim Bashës dhe ajo e Sali Berishës po shikojnë mundësinë e daljes me një kandidat i cili gëzon mbështetjen e të dy këtyre grupimeve në PD.

Sinjalin e parë për mundësinë e një kandidati konsensual për të maksimalizuar votat e mbështetësve të djathtë, e dha deputeti demokrat i Kukësit Isuf Celaj i rreshtuar në grupin e deputetëve të foltores.

“Jemi të bindur se vetëm të bashkuar do të jetë e mundur që e keqja të ndalet dhe kuksianët të arrijnë të ndëshkojnë me votë me 24 shtator 2023 përfaqësuesit e rilindjes në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë!”.

Deputeti Isuf Celaj në këtë postim në Facebook për garën e 24 Shtatorit në Kukës, në nevojën e daljes së dy PD-ve, me kandidat të përbashkët, përmend edhe dakortësinë e kolegut të tij deputet Flamur Hoxha nga kampi PD-s zyrtare.

Brenda dy PD-ve nuk mungojnë emrat si kandidatë potencial për garën e nga ku më i kuotuari është Arif Rexhmata kryetari degës së PD Kukës, për PD-n e Sali Berishës.

Nga selia e Partisë së Lirisë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, Ilir Meta u vendos përsëri në krah në Sali Berishës.

“Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj dhe kjo është e padiskutimtë”, tha Meta.

Për këto zgjedhje të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 Shtator.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE