Mos i injoroni këta ‘10 flamuj të kuq’, sa herë bëni pushime me shoqërinë

vovalbania August 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mos i injoroni këta ‘10 flamuj të kuq’, sa herë bëni pushime me shoqërinë

Ne priremi të shohim për ‘flamuj të kuq’ në një raport në çift, në sjelljet brenda familjes, takime të ndryshme, por një person me të cilin mund të kalosh goxha kohë mund të jetë edhe një shok me të cilin ke vendosur të ndash pushimet.

Kur udhëton është e zakonshme të ndihesh e lodhur, e uritur, e zhgënjyer kur gjërat nuk shikojnë sipas planit. Të kesh një shok që të mbështet dhe me të cilin mund të komunikosh bën ndryshimin. Ne jemi këtu për t’ju paralajmëruar se nëse shmangni këto10 gjëra sa herë bëni pushime në grup apo me shoqërinë, do të fitoni një mik përjetë.

Mosbesimi

Nëse jeni duke udhëtuar së bashku, atëherë besueshmëria është domosdoshmëri. Një mik i pabesueshëm është një ‘flamur i kuq’, sepse ju duhet një mik që të jetë i sinqertë gjatë udhëtimit drejt një vendi të re.

Negativiteti

Asgjë nuk është perfekte kur jeni duke udhëtuar, por është thelbësore të jeni me dikë që do t’i vlerësojë momentet e bukura kur ato ndodhin. Nëse dikush është më shumë i interesuar për nxehtësinë, turmat ose papërsosmëritë e një vendi, kjo mund të turbullojë përvojën e udhëtimit.

Të mos qenit fleksibël

Gjërat mund të ndryshojnë kur jeni në rrugë. Fluturimet mund të vonojnë ose një ekskursion mund të anulohet. Nëse jeni me dikë që vepron në mënyrë jo fleksibël, mund të jetë e vështirë të bëni një plan alternativ së bashku. Një mik jo fleksibël përpiqet t’i mbajë gjërat nën kontroll, që do të thotë se përpjekja për t’u përshtatur me çështjet e momentit bëhet shumë më e ndërlikuar.

Të qenit dramatik

Sjellja tepër dramatike shihet keq, pavarësisht se ku jeni duke udhëtuar. Krijimi i një skene të panevojshme kur dalin problemet, kjo mund të çojë në një situatë stresi.

Egoizmi

Nëse nuk udhëtoni vetëm, ka gjithmonë një shkallë kompromisi kur vendosni se si do ta kaloni kohën. Kur jeni me dikë që vepron me egoizëm, ka gjasa që të përfundoni që të mos bëni asgjë që keni qejf.

Marrja përsipër e rrezikut

Të qenit aventurier dhe dalja nga zona e rehatisë mund të jetë një gjë e mirë kur jeni larg, por rreziku jo. Nuk është bukur kur pushuesit marrin rreziqe përsipër, qoftë duke marrë drogëra të dyshimta apo duke u hedhur nga shkëmbinjtë sepse mund të ketë pasoja traumatike.

Mungesa e empatisë

Nëse sëmureni ose humbisni diçka në rrugë, ju doni të jeni me dikë që kujdeset dhe ju ndihmon.

Ndryshimet në pjesën e buxhetit

Nëse njëri prej jush shpenzon shumë dhe tjetri kursen, kjo mund të ndikojë në çdo vendim monetar që merrni për udhëtimin. Është më mirë të keni një plan shpenzimesh përpara se të niseni për udhëtim.

Alkooli i tepërt

Nuk ka asgjë të keqe të festosh gjatë kohës që je me pushime, por nëse i çon miqtë e tu çdo natë në shtëpi, atëherë kjo mund të jetë problem. Kur dikush dehet dhe ju jeni duke i dhënë makinës për në shtëpi, atëherë nata juaj përfundon atje.

Xhelozia

Xhelozia mund të jetë e vështirë për t’u dalluar, ndaj është më mirë të shoqëroheni me një mik që është i lumtur për ty dhe nuk ka inate.

Burimi: /Anabel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE