“Nëna apo Kiara vjen e para?” Ja si është përgjigjja e Luiz Ejllit

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nëna apo Kiara vjen e para?” Ja si është përgjigjja e Luiz Ejllit

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po shijojnë pushimet e tyre pas një sezoni të ngarkuar për të dy, teksa kanë qenë mjaft aktivë në rrjete sociale duke ndarë copëza të kujtimeve të tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme këngëtari në një video “live” në “Instagram” ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve.

Një pyetje ka qenë nëse nëna apo nusja është e para. Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

“Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të.”- tha Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE