Amerika miraton dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë përmes Danimarkës e Holandës!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika miraton dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë përmes Danimarkës e Holandës!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan dërgimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 nga Danimarka e Holanda, që vendi të mbrohet nga pushtuesit rusë, në momentin kur përfundon trajnimi i pilotëve. Vazhdimisht, Kievi kërkon që të pajisjet me F-16 për të luftuar ushtrinë ruse edhe nga ajri.

Danimarkës dhe Holandës, Uashingtoni iu dha garanci zyrtare se Shtetet e Bashkuara do ta përshpejtojnë miratimin e kërkesës për dërgimin e avionëve në Ukrainë, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve.

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra:

Ne e mirëpresim vendimin e Uashingtonit për të hapur rrugën drejt dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. Tani, ne do ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë europianë.

Edhe Danimarka ka thënë se do ta diskutojë këtë çështje. Ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen:

Qeveria e ka thënë disa herë se donacioni është hap i natyrshëm pas trajnimit. Ne jemi duke e diskutuar këtë gjë me aleatët e ngushtë dhe pres që shumë shpejt të jemi më konkretë.

Një koalicion prej 11 shtetesh pritet të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorim të avionëve F-16, këtë muaj në Danimarkë. Shteti danez pret “rezultate” nga trajnimi, në fillim të vitit 2024. Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përkrahur programin e trajnimit për pilotët ukrainas prej muajit maj.

Përveç trajnimeve në Danimarkë, një tjetër qendër trajnuese ishte planifikuar të krijohej edhe në Rumani. Një ditë më parë, Kievi tha se nuk pret që këtë vjeshtë dhe dimër t’i sigurojë avionët F-16.

Privatisht, zyrtarët amerikanë thanë se avionët F-16 do të mund t’i ofrojnë pak ndihmë Ukrainës në kundërofensivën e saj aktuale dhe nuk do ta ndryshojnë tërësisht rrjedhën e luftës, për shkak të situatës me qiej të kontestuar mbi Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE