Dënohet me burg në Arabi stjuardesa italiane, u kap me drogë në festë!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me burg në Arabi stjuardesa italiane, u kap me drogë në festë!

Një stjuardesë italiane e quajtur Ilaria De Rosa u dënua me 6 muaj burg nga një gjykatë apeli në Arabinë Saudite nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike. 24-vjeçarja me origjinë nga Veneto, u arrestua në 5 maj në Gedda dhe tashmë do të qëndrojë pas hekurave deri në muajin nëntor, sipas gjykatës. Punonjësja e kompanisë ajrore lituaneze, Avion Express u arrestua pasi iu gjet një sasi kanabisi në një festë, gjë të cilën ajo e mohon kategorikisht.

E reja është mbështetur edhe nga familjarët, të sigurt se Ilaria nuk përdor drogë, siç e kanë vërtetuar gjithmonë analizat të cilave u është nënshtruar nga kompania ajrore ku punon. E vetmja shpresë për Ilaria-s është që kërkesa për falje e paraqitur nga avokatët e saj të pranohet. Kërkesa për lirim para përfundimit të dënimit iu dërgua drejtpërdrejt mbretit Salman bin Abd al-Azīz Al Saūd. Në këtë pikë, vetëm nëse mbreti jep faljen, Ilaria do të mund të kthehet në Itali para nëntorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50945 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE