Fundjava rëndon trafikun në disa rrugë të vendit nga veriu në jug!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fundjava rëndon trafikun në disa rrugë të vendit nga veriu në jug!

Policia Rrugore përditëson informacionin më të fundit lidhur me akset rrugore me trafik të rënduar nga veriu në jug të territorit të vendit tonë.

• Rruga interurbane Shkodër-Harku i Bërdicës e anasjelltas me ngarkesë të shtuar.

• Rruga interurbane Fushë Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin me trafik shumë të rënduar në hyrje dhe dalje të Lezhës.

• Rruga interurbane Thumanë-Fushë Krujë, Fushë Prezë-Fushë Krujë, Tapizë-Fushë Krujë me trafik shumë të rënduar.

• Rruga interurbane Tiranë-Vorë, Tiranë-Rinas dhe anasjelltas, me trafik shumë të rënduar.

• Rruga interurbane Durrës-Shkozet, Unaza e qytetit, me ngarkesë të shtuar trafiku.

• Autostrada Tiranë-Elbasan është me trafik të rënduar nga Shijoni deri në Bradashesh.

• Rruga interurbane Vlorë-Orikum rezulton me ngarkesë të shtuar nga Vlora deri në Radhimë.

• Rruga interurbane Sarandë-Ksamil është me trafik shumë të rënduar, nga kanali i Çukës e deri në brendësi të Ksamilit.

Duke konsideruar tendencën në rritje të trafikut, gjatë orëve të drekës dhe pas mesditës së sotme, parashikohet që rrugët e lartpërmendura të kenë trafik të rënduar deri në mbrëmje. Në këto kushte kërkohet mirëkuptim nga të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë durim në drejtimin e mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të njoftojnë në numrin 112 për çdo situatë apo shkelje që cënon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE