Nga titulli te data e publikimit, dalin detajet për filmin e historisë së Borës dhe Donaldit

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga titulli te data e publikimit, dalin detajet për filmin e historisë së Borës dhe Donaldit

Një nga historitë më të komentuara ndonjë herë të showbiz-it shqiptar ka qenë padyshim ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale.

Me sa duket, cifti ka vendosur që të ndajë me publikun edhe një film komedi dedikuar marrëdhënies dhe historisë së tyrë të vecantë.

Nëpërmejt postimeve në “Instagram”, ata kanë folur për projektin e tyre të ri që do të titullohet “5 herë jo”, si dhe treguan se do të vijë në kinema në dhjetor të këtij viti.

“Ej,Miq!??

Një ngjarje e bukur për ne nis tani.
Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta.

Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.

Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit.

Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.

Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.

Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?“- kanë shkruar ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE