Pas gropave të kanalizimeve, shtohet dhe një vend tjetër i çuditshëm ku tentojnë të fshihen të dyshuarit nga policia…

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas gropave të kanalizimeve, shtohet dhe një vend tjetër i çuditshëm ku tentojnë të fshihen të dyshuarit nga policia…

Një moment i çuditshëm ka ndodhur së fundmi, kur policë të armatosur nisen drejt të dyshuarit i cili po tentonte të fshihej në një kosh mbeturinash. Ishin policia me helikopterët që përdorin kamera me imazhe termale, që ndihmuan policët në terren ta gjejnë të dyshuarin që ishte fshehur brenda një koshi mbeturinash.

Nxehtësia e trupit të dyshuarit kishte vënë në alarm policët në helikopter, të cilët lajmëruan kolegët e tyre në terren duke u bërë të ditur se një person po fshihej në kosh. Në videon e publikuar më poshtë, shihet makina e policisë duke vëzhguar nga distanca koshin e mbeturinave. Disa sekonda më vonë ata i afrohen atij.

Policët e armatosur rrethojnë koshin e plehrave, pas mesazhit të kolegëve në helikopter se i dyshuari mund të jetë fshehur aty dhe në imazhet termale po “shndriste si pema e Vitit të Ri”, sipas tyre Pasi e kupton se e kanë gjetur, i dyshuari del jashtë dhe aty prangoset menjëherë nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Devon të Britanisë së Madhe, ndërsa nga policia nuk kanë dhënë detaje lidhur me operacionin për kapjen e të dyshuarit.

Rikujtojmë se, policia amerikane ka rënë me sukses në gjurmët e një hajduti që tentoi të fshihej pas vjedhjes, por gjithsesi u gjet falë përdorimit të një droni. I dyshuari tentoi të largohej në këmbë pasi tentoi të vidhte një pako para një shtëpie dhe ndërkohë shkaktoi një aksident të lehtë trafiku në kontenë Fayette. Megjithatë, oficerët nëpërmjet dronit e ndoqën dhe e gjetën të fshehur në një gropë kanalizimesh, ku kishte qëndruar për më shumë se 90 minuta përpara se të gjurmohej. Qeni i policisë është lëshuar nga oficerët për kapjen e tij, pas së cilit i dyshuari është dorëzuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE