Kryeministrja italiane pagoi faturën e bashkëkombasve abuzues, restoranti në Berat: Faleminderit Giorgia, je zonjë e vërtetë!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministrja italiane pagoi faturën e bashkëkombasve abuzues, restoranti në Berat: Faleminderit Giorgia, je zonjë e vërtetë!

“Faleminderit Giorgia Meloni! Jeni një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë. Nuk fitojmë aq shumë, sa të mos na bëjnë përshtypje paratë”. Ky është reagimi i pronarëve të restorantit “Guva Mangalem” në Berat e që këto ditë ka marrë vëmendje pasi katër turistë italianë u larguan pa paguar faturën e ushqimit e të pijeve të konsumuara, rreth 80 euro. Një veprim që shkaktoi zemërimin e kryeministres së Italisë, e cila më herët këtë javë vizitoi Vlorën, me ftesë të homologut Edi Rama.

Meloni i kërkoi Ambasadës Italiane në Shqipëri që të shlyente faturën e paguar prej saj personalisht. Një veprim që është vlerësuar maksimalisht nga pronarët e restorantit në Berat.

Nuk është vetëm çështje parash, jemi të prekur nga gjesti i saj. Paratë që na dërgoi do të mbeten në restorant, si kujtim dhe kundër “syrit të keq”.

Një kavanoz i vogël qelqi me brenda disa para të vendosura në vend të dukshëm në banak. Eshtë fjala për shumën 8,451 lekë ose 80 euro që kryeministrja Giorgia Meloni jo pa ngjallur polemika në Itali, ua dorëzoi pronarëve të restorantit “Guva Mangalem” përmes Ambasadës Italiane në Tiranë.

Në atë vazo gjendet edhe një mesazh i gjatë, një lloj falënderimi për kryeministren, por edhe një deklaratë dashurie për Italinë.

Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë publicitet të madh për qytetin tonë. I falenderojmë! Që atë ditë thamë që nuk kishte asnjë problem me italianët, se këtu duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu përmendëm se katër klientëve iu pëlqeu shumë ushqimi. Le të shpresojmë se ata do t’i shpenzojnë ato para për diçka të mirë!

Reagimit të restorantit iu bë jehonë pasi për turistët abuzues nuk pati asnjë denoncim apo përpjekje për t’i gjetur dhe detyruar të paguanin. Thjesht mesazhi që ato para t’i kishin shpenzuar diku tjetër dhe mirë.

Ato 80 euro nuk bëjnë dallim edhe pse nuk lundrojmë në ar!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE