Në gjykata presin 40 mijë gjyqe, vonesat nga harta e re gjyqësore/Nuk po zbardhen as vendimet!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në gjykata presin 40 mijë gjyqe, vonesat nga harta e re gjyqësore/Nuk po zbardhen as vendimet!

E paditur në Gjykatën Kushtetuese nga avokatët, harta e re gjyqësore po inspektohet edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD prej nga ku do të kuptohet se çfarë ndikimi solli te proceset gjyqësore në rang vendi. Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë:

Harta e re do kohën e vet që të përshtatet me situatën e re. Edhe magjistrati duhet të përshtatet me hartën e re gjyqësore. Eshtë një proces që po e shohim në vijim, edhe për shkak të detyrimit që kemi për të ndjekur problematikat që dalin në raport me të drejtat e qytetarëve nga kjo hartë e re, kështu që në çdo moment që ne do të konstatojmë një situatë për të cilën duhet të ndërhyjmë, e para do të ndërhyjmë e padyshim do të bëhet publike.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës te e cila është transferuar edhe Gjykata e Krujës, stoku i dosjeve ka shkuar në 19 mijë çështje.

Ka më shumë ankesa për gjyqtarë se për prokurorë. Eshtë natyrshëm që të jetë ky proces, sepse gjykata është organi vendimmarrës i fundit pas një procesi gjyqësor, penal kryesisht. Kështu që numri më i lartë i ankesave vjen për gjyqtarë, përgjithësisht për gjykatat e mëdha në vend siç janë Tirana, Durrësi, Vlora se padyshim problematika më të mëdha sociale janë në qytete që kanë më shumë popullsi e më shumë interesa që konfliktojnë njëri-tjetrin. Po i shohim të gjitha me prioritet, duke mos harruar qytetet e vogla, edhe ankesat që vijnë për qytetet e vogla sepse drejtësia është kudo njëlloj.

Në të gjitha Gjykatat e Shkallës së Parë, stoku numëron 40 mijë gjykime. Mbi 5 mijë shtetas janë ankuar pranë ILD-së dhe shumica janë për mos zbardhje të vendimeve. Gjyqet për pronat vazhdojnë të jenë një problem i pazgjidhur.

Për zvarritjen e hetimeve dhe gjykimit kanë të bëjnë të dyja rastet, zvarritje që lidhen me shkaqe penale janë më të pakta./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE