Zelensky vizitë në Holandë, Rutte: Do i sigurojmë Ukrainës avionë luftarakë F-16!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky vizitë në Holandë, Rutte: Do i sigurojmë Ukrainës avionë luftarakë F-16!

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka mirëpritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Eindhoven.

Ai deklaroi se Holanda po e shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë.Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se sa do t’i sigurojë apo kur do t’i dërgojë.

Holanda aktualisht ka në dispozicion 24 aeroplanë F-16, të cilët do të hiqen prej qarkullimit deri në mesin e vitit 2024.

Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka.

Ai u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse aeroplanët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49046 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE