Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter dhe gruaja e tij në gjendje të rëndë shëndetësore!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter dhe gruaja e tij në gjendje të rëndë shëndetësore!

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter dhe bashkëshortja e tij Rosalynn, janë afër fundit të jetës, pasi të dy vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore. Kjo gjë u zbulua nga nipi i tyre, Josh Carter, i cili tha se çifti i moshuar, 98-vjeçari Carter dhe gruaja e tij ende i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Carter prej kohësh ka nevojë për kujdes paliativ, ndërsa Rosalynn vuan nga demenca.

Çifti u martua 77 vjet më parë, në vitin 1946. Carter, pasi shërbeu në Marinën, u bashkua me Demokratët dhe u bë guvernator i Gjeorgjisë në vitin 1971. Pesë vjet më vonë, në 1976, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, duke pasuar Gerald Ford. Carter është ish-presidenti më i vjetër i gjallë në historinë e SHBA. Në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50575 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE