Aventura e rrezikshme e 8 personave me fund fatal, mbyten pasi tentuan të eksploronin kanalizimet nëntokësore të Moskës!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aventura e rrezikshme e 8 personave me fund fatal, mbyten pasi tentuan të eksploronin kanalizimet nëntokësore të Moskës!

Të paktën 8 persona janë konfirmuar të vdekur në Moskë pasi ishin futur të eksploronin kanalizimet nëntokësore. Pasi grupi kishte nisur eksperiencën e rrezikshme, nisi një shi i rrëmbyer, i cili mbushi menjëherë me ujë kanalizimit duke i marrë jetën 8 personave.

Të hënën nisi një operacion i madh kërkim shpëtimi për gjetjen e 8 personave, por fatkeqësisht nuk arritën të nxjerrin asnjë të gjallë. Deri tani janë gjetur trupat e pajetë të tre adoleshentëve, Gleb Lagashin, 17-vjeç, e dashura e tij Viktoria Schneider, 150vjeçe dhe kushërira e tij 15-vjeçare Elizaveta Markushina. Autoritetet ruse janë duke kërkuar për gjetjen e trupave të personave të tjerë, mes të cilëve Dmitry Markushkin, 47-vjeç, shef i marrëdhënieve me publikun për kompaninë ruse të IT Lanit, i afërm me Gleb dhe Elizaveta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE