Raportohen rreth 500 fëmijë të vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Raportohen rreth 500 fëmijë të vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan!

Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan, përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum, që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend, tha të martën organizata ‘Save the Children’. Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të shihnim fëmijë që vdesin nga uria në shifra të tilla, por ky është tani realiteti në Sudan”. Ne po shohim fëmijë që vdesin nga uria plotësisht e parandalueshme. Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, por numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së. Organizata ‘Save the Children’ tha:

Midis majit dhe korrikut, të paktën 316 fëmijë, kryesisht nën 5 vjeç, vdiqën nga kequshqyerja ose sëmundjet e lidhura me të në provincën jugore të Nilit të Bardhë. Më shumë se 2.400 fëmijë të tjerë janë pranuar në spitale në tetë muajt e fundit me kequshqyerje të rëndë akute, forma më vdekjeprurëse e kequshqyerjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE