Skandali me sistemin TIMS, AMP bën kallëzim në Prokurorinë e Tiranës!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali me sistemin TIMS, AMP bën kallëzim në Prokurorinë e Tiranës!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS. Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. McDowell ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

Kallëzimi është bërë për “shpërdorim detyre” dhe dyshime për ndërhyrje në mënyrë të paautorizuar në sistemet e policisë së shtetit. Kallëzimi nuk është regjistruar ende sepse prokurorët janë me leje dhe të hënën do të hidhet në short.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49003 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE