Gjashtë ushtarë të Pakistanit vriten në përplasjen e armatosur në kufi me Afganistanin!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë ushtarë të Pakistanit vriten në përplasjen e armatosur në kufi me Afganistanin!

Automjetet ushtarake u zunë sot në një pritë të paprovokuar, para se një betejë intensive me armë zjarri të ndodhte në rajonin e Vaziristanit verior, njoftonte ushtria e Pakistanit. Ata shtonin se gjashtë ushtarë të Pakistanit kanë humbur jetën në përplasje me militantë Talibanë pranë kufirit me Afganistanin, teksa sipas tyre katër luftëtarë të armatosur të grupit sulmues gjithashtu u vranë.

Rrjeti mediatik i ushtrisë së vendit, në një deklaratë, u shpreh:

Më 22 gusht 2023, një shkëmbim zjarri ndodhi mes trupave tona dhe terroristëve në zonën e hapur të Asman Manza, Zona e Vaziristanit të Jugut.

Aty konfirmohej gjithashtu se:

Gjashtë ushtarë të guximshëm pasi luftuan pa u trembur, u martirizuan pas këmbimit të rëndë të zjarrit. Katër terroristë u dërguan në ferr, dhe dy terroristë u plagosën.

Grupi Taliban i Pakistanit, i njohur ndryshe si Tehreek-e-Taliban Pakistan, raportohet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se luftëtarët e tij zunë në pritë dy automjete ushtarake. Ish-ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Brigadier Saad Muhammad, tha se i dërguari i mbrojtjes në Afganistan, Asif Durrani, ka vizituar Kabulin muajin e shkuar për të ngritur shqetësimet e Islamabad për sulmet ndërkufitare. Nuk është i qartë motivimi i sulmeve por Muhamad shtonte se:

Talibanët afganë duhet të kontrollojnë militantët e tyre në kufi dhe se zyrtarët u kishin dhënë kohë për këtë deri në fund të vitit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE