Zbulohet vendi luksoz ku është zhvendosur Sam Asghari pas ndarjes nga Britney Spears!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet vendi luksoz ku është zhvendosur Sam Asghari pas ndarjes nga Britney Spears!

Sam Asghari ka gjetur një vend të ri për të jetuar mes ndarjes nga ylli i muzikës pop, Britney Spears. Trajneri i fitnesit thuhet se është zhvendosur në ndërtesën e shtrenjtë ‘Ten Thousand’ në Los Angeles, në kufirin e Beverly Hills dhe Century City. Një burim i afërt me të është shprehur për mediat se:

Ai ka qenë miqësor me banorët përreth dhe ka qenë i shoqëruar më shumë me motrën e tij.

Ndërtesa me 283 apartamente, 40-katëshe, ku qiratë variojnë nga 10 mijë deri në 65 mijë dollarë në muaj, përfshin pajisje të tilla si një bar i madh, një park privat prej një hektari, një pishinë me pamje dhe mjekë për të administruar shërbime të ndryshme. Në të njëjtën ndërtesë raportohet se jeton edhe Demi Lovato e avokati Michael Avenatti.

Në një ambient të tillë janë parë dhe Lori Harvey, Sam Ronson, Addison Rae dhe Harry Jowsey. Ndërkohë, Asghari dhe Spears thuhet se kanë ndërprerë komunikimin që kur ai u largua nga shtëpia e tyre më shumë se një javë më parë, dhe më pas ai bëri kërkesë për divorc. Divorci i tyre vjen pas një viti martesë dhe si shkak kanë përmendur ‘dallime të papajtueshme’.

Së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga këngëtarja. Britney Spears është shprehur se është ‘pak e tronditur’ pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari. Këngëtarja e “Toxic” ka folur për herë të parë në Instagram për ndarjen e tyre, duke thënë se ‘nuk është punë e askujt, por që nuk mund ta durojë më dhimbjen’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE