Garoi e dëmtuar, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Garoi e dëmtuar, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//garoi-e-demtuar-luiza-gega-kualifikohet-ne-finalen-e-kampionatit-boteror-te-atletikes.jpeg)
Luiza Gega kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës. Atletja arriti të sigurojë një vend në finalen e Kampionatit në Budapest. 34-vjeçarja u rendit e treta.
Edhe pse vinte pas një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë, Gega nuk u ndal dhe triumfoi sërish. Luiza Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.
Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht. Ndërsa në Botërorin e fundit ajo u rendit e pesta.