Japonezi që i kthye në qen tregon reagimin e familjarëve të tij për këtë transformim!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japonezi që i kthye në qen tregon reagimin e familjarëve të tij për këtë transformim!

Një burrë japonez u bë viral në internet për videot e tij të shumta në YouTube i veshur me një kostum qeni. Kostumi i tij i racës së qenve Collie i kushtoi atij mijëra euro. Asokohe ai u shpreh se:

Dëshira ime për t’u bërë kafshë është si dëshira për t’u transformuar, një dëshirë për t’u bërë diçka që unë nuk jam.

Ai tha se e vesh kostumin ndoshta një herë në javë, në shumicën e rasteve në shtëpi. Japonezi mori jehonë në mediat ndërkombëtare duke postuar një video të tij duke shëtitur me kostumin nëpër Tokio. Ai kishte dalë për herë të parë në publik me kostumin e tij. Toco foli gjithashtu edhe se si e kishin pritur familja e tij vendimin që ai të “bëhej qen”.

Familja ishte befasuar, por e pritën mirë. Jam shumë i lumtur që ata e kanë pranuar.

Toco ka publikuar në kanalin e tij në YouTube video të shumta ku dokumenton jetën e tij prej një qeni. Madje ai ka bërë publike dhe video ku shihet duke hyrë në kafaz qensh dhe duke kaluar natën aty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE