Situata e zjarreve në vendin tonë, Niko Peleshi: “Janë shuar pjesa më e madhe e vatrave, por ka ende aktive”!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata e zjarreve në vendin tonë, Niko Peleshi: “Janë shuar pjesa më e madhe e vatrave, por ka ende aktive”!

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në Facebook, i cili tha se është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve. Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës. Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE