Trump shkon me këmbët e veta në burg, dorëzohet në Atlanta për padinë e katërt penale!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trump shkon me këmbët e veta në burg, dorëzohet në Atlanta për padinë e katërt penale!

Donald Trump do të dorëzohet në një burg në Atlantas për t’u përballur me akuzat lidhur me tentativës së përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi përballë demokratit Joe Biden. Kjo është padia e katërt penale me të cilën po përballet me Trump këtë vit. Ashtu si të pandehurit e tjerë në Atlanta, ish-presidentit do t`i duhet të paraqitet në burgun e Fultonit për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe për t’iu bërë një fotografi.

Kjo e fundit pritet të qarkullojë gjerësisht nëpër rrjete sociale, pikërisht në mesin e fushatës së tij për të rifituar Shtëpinë e Bardhë në presidencialet e vitit të ardhshëm. Trump përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazhin dhe presionin ndaj zyrtarëve shtetërorë. 77-vjeçari ka mohuar me forcë akuzat dhe insiston se ato janë të motivuara politikisht. Ai nuk do të deklarohet për veten gjatë paraqitjes në burgun e Atlantës, por sipas burimeve:

Është pajtuar të paguajë një garanci prej 200,000 dollarësh dhe ka pranuar kriteret e lirimit me kush, të cilat e ia ndalojnë kërcënimet ndaj dëshmitarëve apo 18 të bashkë-pandehurve të tij në këtë rast. Ende nuk dihet se kur do të arrijë Trump në burgun e Fultonit.

Foto e gjeneruar nga AI

Është gjithashtu e paqartë se sa mbështetës të Trump do të shfaqen para ndërtesës për ta mbështetur atë. Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në SHBA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE