Bëhet publike fotoja e parë e Donald Trump pas arrestimit të tij!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëhet publike fotoja e parë e Donald Trump pas arrestimit të tij!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është dorëzuar në Xhorxhia ndaj akuzave të komplotit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Trump-it iu morën shenjat e gishtërinjve dhe u fotografua nga autoritetet pas vetëdorëzimit të tij.

Ish-presidenti amerikan duhej të paguante një garanci prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu i Atlantas, derisa pret gjykimin. Ky ishte arrestimi i tij i katërt në pesë muaj në një çështje penale, por kjo ishte fotografia e tij e parë si i arrestuar.

Trump më vonë bëri një postim në X, ish-Twitter, për herë të parë që nga janari 2021. “Ndërhyrjet në zgjedhje. Mos u dorëzoni kurrë!”, shkroi ai teksa ndau edhe adresën e tij të internetit dhe fotografinë e tij.

https://t.co/MlIKklPSJT pic.twitter.com/Mcbf2xozsY

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 25, 2023

77-vjeçari ka mohuar me forcë akuzat dhe insiston se ato janë të motivuara politikisht. Ai nuk do të deklarohet për veten gjatë paraqitjes në burgun e Atlantës. Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në SHBA.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE