Zjarri në malin Shpirag mori përmasa të mëdha, Niko Peleshi: “Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri në malin Shpirag mori përmasa të mëdha, Niko Peleshi: “Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”!

Prej ditës së djeshme një vatër e madhe zjarri ka rënë në malin e Shpiragut në Berat. Zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave dhe temperaturave të larta, ku Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se janë angazhuar 50 trup të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter Cougar. Dyshohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkarkesë elektrike. Në një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook, Peleshi shprehet:

50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE