Gjykata iraniane urdhëron SHBA të paguajë $330 milionë dëmshpërblim për grushtin e shtetit të 1980!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata iraniane urdhëron SHBA të paguajë $330 milionë dëmshpërblim për grushtin e shtetit të 1980!

Një grusht shteti në vitin 1980 kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë së Abdolhassan Banisadr. Një gjykatë në Teheran ka vendosur sot se SHBA duhet të paguajë $330 milionë dëmshpërblim ndaj të mbijetuarve dhe viktimave të grushtit të shtetit ‘Nojeh’ në vitin 1980 që kërkonte përmbysjen e qeverisë iraniane.

Në vendim gjykata akuzonte SHBA për “orkestrim dhe ekzekutim” të grushtit të dështuar të shtetit dhe i bënte thirrje Uashingtonit të paguante dëmshpërblim, njoftonte agjencia vendase e lajmeve. Verdikti vjen në përgjigje të padisë nga familjet e viktimave dhe të mbijetuarve kundër SHBA dhe shtatë të akuzarve të tjerë. Gjykata tha se pas “analizës së kujdesshme dhe ekzaminimit të dokumenteve, vendosi se SHBA duhet të paguajë $30 milionë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe $300 milionë në dëmshpërblim punitiv.”

Grushtii shtetit i korrikut 1980, një vit pas revolucionit iranian që përmbysi regjimin e Pahlavi kishte si qëllim përmbysjen e qeverisë së ish-presidentit Abdolhassan Banisadr. Grushti i shtetit u krye nga 9 deri në 10 korrik 1980, nga qindra ushtarakë besnikë të Pahlavi dhe kryeministrit të tij Shapour Bakhtiar, që më në fund u abortua.

Sulmi ishte planifikuar në bazën ajrore Nojeh pranë Kabudrahang në provincën perëndimore të Hamedan. Në korrik 2017 autoritetet iraniane thanë se SHBA ka pasur “rol kyç” në planifikimin dhe ekzekutimin e puçit të 1980, duke cituar si prova dokumente dhe dëshminë e një piloti që kishte bashkëpunuar me komplotistët. /TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE